RTV Ora - Andoni-Nishanit: Në protesta njerëzit importohen, akti i opozitës bllokoi vendin
  • 5 years ago
#rtvora #arena
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/YwIfQ8fXCpc

Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin ?Arena? në RTV Ora u shpreh se në protestat e opozitës njerëzit importohen, ndërsa të tjerët rrinë në kafene.

Më tej Andoni krahasoi protestat e studentëve dhe ato të opozitës. Për analistin protesta e studentëve tronditi qeverinë, ndërsa opozita ka shmangur problemin më të madh të tyre, ekonominë.

Më tej Andoni shtoi se braktisja e Parlamentit është një akt, nuk është process, që e ka bllokuar vendin në mënyrë të pashembullt.

Ben Andoni: Protestat nuk kanë marrë karakterin e vërtetë. Dhe karakteri i vërtetë është karakteri ekonomik. Në protesta janë një masë e njerzëve, në protestat e ndërmjetme, jo në ato tre protestat e mëdhaja që vijnë, që importohen të tjerët janë në kafene. Vetëm 6 ditë kanë qenë efektive protestat e studentëve, akoma nuk merret vesh modeli se si janë organizuar, ato janë temë për doktoraturë se si janë organizuar dhe arritën që të trondisnin Ramën. Jo vetëm që hoqi 6 ministra, PS nuk e ka mbledhur veten akoma nga ai akt, sepse ka sjellë problemet e brendshme. Ishin 6 ditë, por përfaqësuan frymën e njerzëve. Arritën njerëzit si në revolucionin francez që sillnin batanije dhe inkurajonin. Një gjë të tillë duhet të mësoni edhe ju. Por ju keni shmangur frymën ekonomike të njerzëve, problemin ekonomik që kanë. Ky akt nuk është proces dhe e ka bllokuar vendin në mënyrë të pashembullt. Braktisja e Parlamentit. Do ishte akt i madh që ju duhet ta inicioni në PD, që PD duhet të bënte një akt të madh. Duhet të zhbënte ndryshimet kushtetuese të 2008.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/andoni-nishanit-ne-protesta-njerezit-importohen-akti-i-opozites-bllokoi-vendin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended