Report Tv - Spahiu: Hajdari të udhëheqë polin e tretë përballë Ramës e Bashës
  • 5 years ago
Sot Rudina Hajdari krijoi partinë e re 'Bindja Demokratike' ndërsa të martën do ta regjistrojë për të shkuar kështu drejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Ndërkohë që po sot, Aleanca Kuqezi njoftoi regjistrimin në KQZ për zgjedhjet lokale duke e dërguar në 26 numrin e partive që do të marrin pjesë, ndërsa PD-LSI dhe disa nga partitë në koalicionin opozitar kundër Ramës akoma nuk janë regjistruar.

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu në një lidhje telefonike në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv nga Berlini u shpreh se është e domosdoshme që të krijohet një pol i tretë përballë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të larguar Bashën dhe Ramën.

Ai tha se ka pasur oferta për t'u rikthyer në Shqipëri, por nuk do ta bëjë një gjë të tillë për zgjedhjet lokale. Opozita e vjetër deklaroi se nuk pranon mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, nëse më parë nuk largohet kryeministri Edi Rama.

Pjesëmarrja në zgjedhje e opozitës kushtëzohet vetëm me krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë mbajtjen e tyre të lira dhe të ndershme. Por, Spahiu thotë se pavarësisht nëse merr pjesë apo jo opozita e vjetër zgjedhjet duhet të zhvillohen, pasi edhe në 1998 në referendumin për Kushtetutën, opozita bojkotoi, por procesi u njoh nga ndërkombëtarët dhe Kushtetuta është në fuqi.

"Sali Berisha e ka përdorur njëherë bojkotin 21 viteve më parë, shtator 1998, PD-ja bojkotoi votimet për referendum, gjysma e popullit nuk mori pjesë, por votimet u njohën nga e gjithë bota dhe sot Shqipëria aplikon Kushtetutën e miratuar me referendum nga bojkoti i PD-së. Bojkoti është një shitje në heshtje, përpjekje për destabilizi" tha ai.
Recommended