Report TV - Patozi kandidon përballë Bashës dhe Selamit për kryetar të PD-së

  • 7 years ago
Astrit Patozi ka shpallur kandidaturën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, por me disa kushte, kryesori është dorëheqja e Lulzim Bashës, jo të qëndrojë i ngrirë.

Ish-nënkryetari i PD, pasi e cilëson përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, përpos dorëheqjes kërkoi që Basha të largohet nga selia e Partisë Demokratike bashkë me stafin deri në përfundim të procesit zgjedhor për të çliruar partinë.

Patozi kërkoi të shpallet nul vendimi i dy nënkryetarëve Edmond Spaho dhe Edi Paloka për t?i mbajtur zgjedhjet më 22 korrik.

?Dorëheqje të menjëhershme dhe jo ngrirje të Lulzim Bashës. Të largohet së bashku me stafin nga selia. Të ngrihet një komisionin për auditimin e garës.

Garantimi i statutit të garës, të shpallet nul vendimi i dy nënkryetarëve Edmond Spaho dhe Edi Paloka. Sekretari i përgjithshëm të marrë në dorë databasen e anëtarësisë.

Listat e zgjedhësve të mos tu jepen kandidatëve jo më vonë se 3 ditë para zgjedhjeve. Kohë të mjaftueshme për fushatë dhe analizën për humbjen e thellë.

Komisioni i organizimitduhet të kryesohet nga një prej sekretarëve funksionalë dhe duhet të ketë anëtarë në numër të barabartë nga çdo kandidat në garë? deklaroi ai.

Recommended