Tempora - PD e Berishës, Azemit dhe e Bashës - 29 shtator 2020
  • 3 years ago
Sonte, në Tempora, në ora 21.00, live në RTV Ora, youtube e facebook, si edhe në Radion OraNews 96,7 MgHz:

Përballja e fundit, drejt regjimit, apo demokracisë?

3 dekada pas rënies së regjimit komunist, PD përballë një tjetër momenti historik, që mund të ndajë dy sisteme. Çfarë përgjegjësish ndjen patriarku i demokratëve Sali Berisha, si e sheh betejën elektorale opozitare të udhëhequr nga Lulzim Basha? A mbaroi koha e elitës së viteve ?90? Pse ende ?Fajin e ka Saliu? dhe sa e mban ende të sigurt kjo gjë Ramën në pushtet?
Bilanci i demokratëve nga radikalizmi në pozicionin e sotëm, a mund të ketë zgjedhje ku maxhoranca është edhe lojtare edhe arbitër?
A ka një trashëgimtar Berisha për PD-në e së nesërmes?
A kontrollon portale e media familja Berisha?
A ka një Çështje Hajdari ende të hapur dhe a do të dëshmojë ish lideri demokrat?
A ka pengje, që e mbajnë ende në politikë, apo vetëm pasioni?

Njeriu, që më së shumti ndikoi zhvillimet politike të tranzicionit, Sali Berisha përballë të gjithëve, studentë, gazetarë, pensionistë, pedagogë, juristë, kritikë të Lulzim Bashës në nisje të fushatës më vendimtare për fatin e së djathtës dhe demokracisë në vend.

Flutura Açka, shkrimtarja dhe poetja, fenomeni letrat i momentit, në rrëfimin e rrallë mbi jetën e shuarjen, Birin dhe Bijën, forcën dhe dobësinë njerëzore, shkrimtarin dhe politikën, Shqipërinë e Birit dhe tonën.
Si asnjëherë më parë?

Editoriali nga Elona Caslli
Ermir Jonka i jep zë një ëngjëlli, Genc Sejko bën prezantimin e hyrjes në fushatë të politikës, Marjana Legisi shkon aty ku pushteti nuk do të hyjë gazetaria?.

Ju presim sonte?në Tempora, Kohët, që jetojmë!
Recommended