RTV Ora - Policia merr kontrollin në Rinas, një oficer vendoset në sallën e monitorimit operacional

  • 5 years ago
#rtvora
Policia e Shtetit ka fituar akses në sallën e monitorimit të kamerave të sigurisë të aeroportit të Rinasit pas grabitjes së miliona eurove më 9 prill të këtij viti. Pas ngjarjes së rëndë, si pjesë e planit emergjent të sigurisë është vendosja e një efektivi në sallën që më parë kontrollohet nga koncesionari për të shmangur vonesat në njoftimin e ço rasti të cënimit të sigurisë. Një masë tjetër që pritet të merret është edhe shtimi i personelit të komisariatit të Rinasit.

Komisariati i policisë së Rinasit ka fituar akses në sallën operacionale të sigurisë së aeroportit pas vendosjes në zbatim të planit emergjent të sigurisë si pasojë e grabitjes së miliona eurove më 9 prill.

Burime nga policia e shtetit thanë se në ndryshim nga procedurat e mëparshme kur policia kërkonte nga koncesionari pamje të caktuara të kamerave të sigurisë, tashmë një oficer është vendosur gjatë gjithë kohës në sallën e monitorimit.

Efektivi i komisariatit të Rinasit ndjek në kohë reale situatën në aeroport dhe për çdo anomali njofton menjëherë eprorët e tij duke shmangur kështu vonesat në komunikim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-merr-kontrollin-ne-rinas-nje-oficer-vendoset-ne-sallen-e-monitorimit-operacional

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended