Qeveria, sondazh ne universitete
- 5 years ago
Përmes një sondazhi kombëtar, 110 mijë studentë në të gjitha Universitetet e vendit do të kenë mundësi për të shprehur të gjitha problematikat që ata hasin për cilësinë e mësimdhënies në auditore.
Këtë mekanizëm që vjen si pjesë e Paktit për Universitetin, Kryeministri e sheh si mundësinë për të analizuar të gjithë situatën dhe më pas për të adresuar përgjegjësitë.
Por jo të gjithë studentët e përkrahin me entuziazëm këtë nismë.
"Jemi skeptik, ne kemi shkruar dhe letra pa fund".
Edi Rama: "Letrat nuk i sheh kush, ndërsa kjo do jetë në sytë e të gjithëve".
Një tjetër problematikë që studentët nxorrën në pah në këtë prezantim, ishte dhe mungesa e informacionit për zgjedhjet që janë zhvilluar për anëtarët e bordit që do të zgjidhen nga ta pas shkarkimit të përfaqësuesve të qeverisë nga bordet e Universiteteve.
Kryeministri premton se në Vjeshtë do të nisë puna për të ndërhyrë në infrastrukturën e konvikteve dhe Universiteteve.
Tv Klan