81 artistë ekspozojnë në “Pranvera art”, skulptori: Vepra ime, si protestë kundër korrupsionit
  • 5 years ago
81 artistë të njohur, por edhe të rinj nga e gjithë Shqipëria janë bërë bashkë për të ekspozuar veprat e tyre në ?Pranvera Art? në Muzeun Historik Kombëtar. Artistët sjellin në edicionin e dhjetë punime në pikturë, skulpturë edhe në grafika. Veprat e realizuara gjatë vitit 2019-të ekspozohen nën organizimin dhe kurimin e piktorit Llazar Tacci edhe skulptorit Maksim Bushi. Për Bushin kjo ekspozitë është e rëndësishme, jo vetëm se flet për nivelin dhe cilësinë e artit në vendin tonë, por edhe sepse është e vetmja mundësi, ku artistët shkëmbejnë eksperiencat e tyre së bashku.

?Ky është edicioni i dhjetë i ekspozitës dhe ka vijuar me sukses ndër vite, sepse kanë marrë pjesë artistë shumë të njohur, që kanë kontribut të rëndësishëm kombëtar, deri tek më të rinjtë. Ka qenë dikur një ekspozitë (1972), që ne e ringjallëm duke bërë ?Pranvera art? në kushtet e pluralizmit. E veçanta është që është masive, sepse ka jo vetëm piktorë, por edhe skulptor. Është një përpjekje e një grupi artistësh që duan të ekspozojnë çdo vit duke kontribuar edhe në mënyrë personale, sepse rrallëherë jemi mbështetur nga shteti?, thotë skulptori Maksim Bushi.
Recommended