Lufta kunder korrupsionit, prioritet i qeverise ne RMV
  • 3 years ago
Lufta kundër krimit të organizuar dhe koorupsionit po përplas partitë në bllokun maqedonas VMRO dhe LSDM. Partia në pushtet zotohet se do të luftojë krimin dhe korupsionin,ndërsa VMRO i quan funksionarët e LSDM-së.

Hapat e ardhshëm në luftimin e korrupsionit janë vendosur në programin 4-vjeçar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga LSDM-ja, qëndron në komunikatën e partisë në pushtet. Sipas tyre institucionet janë të përkushtuara në vendosjen e rendit, drejtësisë, disiplinës, barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

?Qeveria gjatë tre viteve i zgjidhi kontestet me shtetet fqinje dhe Maqedonia u anëtarësua në NATO dhe nisi bisedimet me BE-në, ndërsa tani vjen një periudhë stabile për të luftuar ekonominë në të zezë, krimin dhe korrupsionin, pastrimin në gjyqësi etj.Interesat e qytetarëve dhe të shtetit janë në radhë të parë, bashkërisht mund t?i realizojmë qëllimet e larta?, thuhet në kumtesë.

Ndërkaq, kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE duke akuzuar pushtetin se është duke i zhytur qytetarët në borxhe, ndërsa siç thonë nga VMRO, pushteti po pasurohet.

?Ekonomia madje po mbytet në mungesë likuiditeti, prurjet e taksave janë dyshifrore dhe qeveria mafioze e Zaevit shpenzon 3.5 milionë në vafëlls, 8.1 milionë Euro në automjete, ndihmë financiare, grante dhe subvencione për kompanitë e zyrtarëve qeveritarë dhe dhjetëra kompani të tjera skandaloze. Njerëzit dhe ekonomia me Zaevin po zhyten, ndërsa pushteti po pasurohet?.

Nga VMRO shtojnë se Kryeministri Zoran Zaev duhet të mbajë premtimin e dhënë qytetarëve për t?i zgjidhur problemet e jo për të krijuar problem në vazhdimësi.

Klan Macedonia

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended