Report TV -E denoncoi në portal, Voltana Ademi padit biznesmenin e transportit
  • 5 years ago
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi padit për shpifje administratorin e linjës private të transportit urban në këtë qytet Afrim Dervishi. Sipas Ademit, Dervishi kishte akuzuar në portalin e bashkëqeverisjes kryetaren për mosmenaxhim të duhur dhe mos mbështetje për të eliminuar informalitetin nga furgonët por dhe mungesën e rimbursimit për kategoritë në nevojë.

Kjo ka bërë që Dervishi të përfundojë në dyert e gjykatës për shpifje. Ky i fundit nuk ka pranuar të ketë bërë një akuzë të tillë direkte ndërsa tha se Voltana Ademi nuk ka denjuar ta priste në takim që prej 5 vitesh. "Në portal kam shkruar cdo gjë që janë të mangëta në Shkodër për stacionet për furgonat që hynë në qendër të qytetit për mos dhënien e boneve të studentit për mos dhënien e pagesave të invalidëve. Mua më intereson zbatimi i ligjit por nuk vuri dorë bashkia nuk do të udhëtoni pa lekë.

Nuk e kam akuzuar për ryshfet por për keqmenaxhim të tenderit dhe mos presë që do të paguajë ryshfet. Unë kam prit një vit për të marrë licencën, madje më ka heq edhe linjën e Shirokës me të padrejtë. Licencën e kam për 10 vjet, shërbimi publik është skandal dhe kjo që zgjidhet nga policia kam tentuar disa herë me u takuar me te" tha Afrim Dervishi. Seanca gjyqësore është shtyrë për datën 2 maj, pasi avokati i kryebashkiakes nuk kishte prokurën me vete.
Recommended