Report TV -Zhbllokohen financimet në Shkodër, Voltana Ademi i kalon firmën nënkryetares

  • 5 years ago
SHKODËR - Zhbllohet situata e likujdimeve financiare në Bashkinë e Shkodrës. Në kushtet kur ditën e djeshme (20 gusht) kryetares së Bashkisë së Shkodrës, i ka mbaruar zyrtarisht mandati, Voltana Ademi i ka deleguar firmën e saj nënkryetares, Emilja Koliqi.

Deklarata e Ministrisë së Financave

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se:
Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.
Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm përsa më sipër.

Kështu që bazuar mbi të gjitha këto arsyetime që paraqitëm më lart, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime.

Recommended