BOOM - 10 prill 2019 - Banorët në Kuçovë po mbyten nga mbetjet

  • 5 years ago
#rtvora
Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora sjell në fokus një problem shqetësues, veçanërisht për banorët që jetojnë në zonën e ish-fermës ?Partizani? në Kuçovë, vetëm pak km larg nga qyteti.

Bëhet fjalë për mbetjet urbane që prej vitesh depozitohen në një territor pranë lumit Devoll, i cili herë pas here ka rënë pre e ndotjes.

Kamera e "BOOM" ka fiksuar pamjen aktuale që ekziston aty. Mbetje të tëra që i përkasin qytetit të Kuçovës dhe të gjitha njësive të tjera administrative.

Në pamje janë të fiksuara mbetjet e shumta si dhe disa individë që mbledhin plastikë për të siguruar jetesën, punë që e bëjnë prej vitesh.

Banorët ankohen për këtë fenomen, në një kohë kur banesat i kanë vetëm disa metra larg.

Ata kërkojnë të merren masa, ndërsa tregojnë se sidomos gjatë verës për shkak të djegieve aty , detyrohen të mbajnë mbyllur dritaret.

"BOOM" fillimisht iu drejtua Drejtorisë së Shëndetit Publik në Kuçovë, e cila ka një sektor të posaçëm për higjenën publike. Specialistja pohoi në intervistë se situata është problematike .

Më pas "BOOM" iu drejtuaa Bashkisë së Kuçovës. Përfaqësuesi i saj në prononcim pohoi se pritet që shumë shpejt të realizohet investimi i madh, me financim të qeverisë zviceriane, ndërsa Bashkia do të mbulojë disa pjesë të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-ne-kucove-banoret-e-ish-fermes-partizani-po-mbyten-nga-mbetjet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended