RTV Ora - Grabitja në Rinas, Felaj: Të rishikohet koncesionari, Sterkaj: Të garantojë sigurinë
  • 5 years ago
#rtvora
Një ditë pas grabitjes në Rinas, kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, kërkon rishikimin e kontratave koncensionare, jo vetëm për aeroportin por dhe skanimet në dogana. Për televizionin ORA, Felaj tha se kontratat janë bërë problem, pasi nuk lejojnë operimin e policisë brenda objekteve me rendësi të veçantë. Për ngjarjen ka reaguar edhe deputeti Paulin Sterkaj, duke i kërkuar prokurorisë hetim të plotë.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, kërkon rishikimin e kontratave koncensionare jo vetëm për këtë objekt të rëndësisë së veçantë por dhe kontrata të tjera. Felaj thotë se marrëveshjet koncensionare, jaën kthyer në problem duke mos lejuar që policia të operoi në objekte të rëndësishme për sigurinë kombëtare.

Felaj: Është koha të rishikojmë marrëveshje të ndyrshme koncesionare dhe nuk është fjala vetëm për marrëveshjen koncesionare të Rinasit. Në pikëpamje të sigurisë kombëtare këto marrëveshje janë problematike. Këto marrëveshje pengojnë operimin në territore kritike të forcave të policisë. Është e rëndësishme të kthejmë policinë në infrastrukturën kritike.

I ashpër për sigurinë në aeroportin e Rinasit ishte edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj.

Sterkaj kishte një thirrje për prokurorinë.

Ditët e fundit qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë ligjore, për largimin policive private nga ruajtja e Objekteve të rëndësisë së veçantë, duke ngritur një strukturë të posaçme siç e kanë quajtur, ?Illyrian Guard? .
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/grabitja-ne-rinas-felaj-rtv-ora-te-rishikohet-marreveshja-koncesionare
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended