Mos i fol shoferit - Erion Veliaj tregon si u detyrua të priste lejen kur lindi çunin

  • 5 years ago
#rtvora #mosifolshoferit #erionveliaj

Erion Veliaj është autori i ligjit i cili u jep të drejtën burrave të marrin lejen e lindjes nëse gruas i duhet të shkojë në punë sepse paguhet më shumë.

Në atë kohë ka qenë Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Kur u bë baba vendosi të merrte lejen që i takonte me ligjin që kishte bërë vetë, por nuk zgjati shumë. Në studion e "Mos i fol shoferit", ai tregoi dhe arsyen.

Rudina Dembacaj: Do e lije punën tënde për karrierën e gruas?

Erion Veliaj: Jam autori i ligjit emancipues që është bërë, që edhe burrat mund të marrin leje lindje që gruaja të shkojë në punë e të sjellë më shumë lekë, nëse gruaja paguhet më shumë. E bëra ligjin dhe thashë, tani që lindi çuni do i marr ca ditë pushim. Sa mbaroi java e parë shoh titrat tek RTV Ora ku shkruhej: Një gjyqtar - ndër më të korruptuarit- ka përdorur ligjin e Veliaj për të marrë leje lindje që ti shpëtojë vettingut. Thashë çohu e ngrihu në punë se dhe kur do të bësh diçka emancipuese vjen dikush e ta fëlliq. Aq e pati emancipimi im me djalin. Vetëm një javë.

Shikoni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/dVW9Tbkg4Os

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended