Mos i fol shoferit - Erion Veliaj: Kryeministrin e kemi njish dhe secili po bën atë me qejf
  • 5 years ago
#rtvora #mosifolshoferit #erionveliaj

Opozita jashtë parlamentit kërkon zgjedhje të parkohshme parlamentare dhe largimin e Edi Ramës nga qeveria, ndërkohë kryeministri Rama vijon takimet elektorale për të bindur qytetarët për të votuar për PS në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

E ndërsa kali i betejës mbetet Tirana, Erion Veliaj nuk bën dot dallimin mes përditshmërisë dhe periudhës së fushatës pasi gjatë gjithë kohës është në aksion.

Në kërkim të një mandati të dytë për të menaxhuar kryeqytetin, Veliaj thotë se 30 ditët e fushatës i sheh si fundin e maratonës.

I ftuar special në emisionin "Mos i fol shoferit" mbrëmjen e së shtunës, 5 prill, në RTV Ora, Veliaj u ktheu përgjigje edhe spekulimevenë lidhje me madhësinë e Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Tiranës.

Rudina Dembacaj: Nuk je lodhur asnjëherë duke shpalosur punën tënde, gjithë mandati ka qenë si fushatë?

Erion Veliaj: Si fushatë? Po e ndave në kokë që këto 30 ditë është fushatë dhe duhet të shesësh mend dhe ditët e tjera janë siç thonë njerëzit "qef o qef o qerrata" nuk funksionon. Nuk ka nevojë të kesh doktoraturë për të parë kush e ka prej vërteti dhe me pasion dhe e ndjen dhe kush thotë tani erdhi fushata dhe do të punojë.

Këtë i kam thënë dhe stafit. Bashkia jonë është si pulë, klloçkë, çdo ditë duhet të bëjë nga një vezë, ndonjë ditë mund të bëjë dhe dy tre vezë, por çdo ditë duhet të ketë një. Një korsi biçkletash, një bibliotekë, një kënd lojrash, park, shkollë. Dhe përsa kohë e kemi bërë përditë kështu këto 30 ditët e fundit më duken si xhiroja e fundit e maratonës.

Rudina Demcaj: Është e vërtetë që ke PR shumë të mirë apo punon shumë mirë?

Erion Veliaj: Është e njëjta skuadër që gjithmonë ka pasur bashkia e Tiranës, i njëjti numër njerëzish. Skuadrat e komunikimit duhet të kenë së pari çfarë të komunikojnë. Po nuk pate një produkt konkret. Shoh stacionet e jetës time. Fillimisht kam qenë tek çerdhja 54, më pas tek kopshti 18. U ndjeva shumë krenar kur ato u rikonstruktuan. Kur u bëra kryetar Bashkie shkolla "Kosova" u bë parking dhe ngeci ashtu. Kënaqësia që më ka dhënë rikonstruksioni i shkollës "Kosova" ka qenë i paparë.

Shikoni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/dVW9Tbkg4Os

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended