RTV Ora - Vajzat kujtojnë poetin Zef Zorba: Kemi prit shumë me pa dritën e botimit
  • 5 years ago
#rtvora
Sa herë shfletojmë poezitë e tij, Zef Zorba na kujton se sado e errët të jetë koha, sado e drithërueshme shpresa, etja për dritën, kurrë nuk duhet të vdesë.

Por poeti i disidencës së heshtur, zëri i të cilit është me të vërtetë apoteza e dritës së munguar, mbetet një figurë shumë dimensionale, pasi Zorba nuk ishte vetëm poet, por edhe përkthyes e regjisor.

Në 99 vjetorin e lindjes së tij, nisin zyrtarisht edhe festimet e një viti të gjatë që do të jetë i mbushur me aktivitete deri në përkujtimin e përvjetorit të 100 të lindjes. Dy vajzat e poetit, kanë zgjedhur që në 7 prill të promovojnë për shkodranët, e jo vetëm në teatrin ?Migjeni?, librin e përkthyer nga babai i tyre ?Përfectum trinum? me 103 poezi të 3 autoreve Montale, Quasimodo dhe Ungaretti.

?Kena prit aq shumë me pa dritën e botimit. Është një punë e jashtëzakonshme e jetës së tij, ndoshta edhe dashuria e tij e madhe që janë këta tre poetë hermetik. Sepse ai edhe më vonë në jetën e tij shumë të mbyllur, faktet që dihen tashmë, zgjodhi edhe vetë rrugën e hermetizmit.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vajzat-kujtojne-poetin-zef-zorba-kemi-prit-shume-me-pa-driten-e-botimit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz