Pa Gjurme - E mashtruan jetimin në një program televiziv për atësinë
  • 5 years ago
Pjesa e dytë dt 2 Prill Pa Gjurme - E mashtruan jetimin në një program televiziv për atësinë/ Dëshmia: Nertil Tola nuk është vëllai ynë "Unë jam Nertil Tola dhe i braktisur që në moshën 3-vjeçare". Kështu e nis historinë e jetës së tij 28 vjecari, Nertil Tola. Ai është në kërkim të nënës së tij, të cilën nuk mundi ta njohë dot, që kur erdhi në jetë, fryt i një dashurie të pa finalizuar, mes dy të rinjve të cilët nuk u celebruan kurrë. Babanë ka mundur ta njohë kur ishte 18 vjec, ndërsa nënën jo.

Që kur u lind në vitin 1991, në dy vitet e para të jetës sikundër i kanë pohuar të tjerë është rritur nga gjyshërit nga njerka. Ata e kanë mbajtur deri kur Nertili shfaqi probleme shëndetësore. Më pas e dërguan në Pediatrinë e Elbasanit, ku qëndroi për një vit me radhë. Tashmë i mbetur vetëm. Ai nuk din shumë për të shkuarën e tij, nuk e di ende se cila është vendlindja e saktë e tij. Cdo veprim dokumentacioni e bën në qytetin e Elbasanit, por ka dyshime se mund të ketë lindur në Pogradec ose Korçë.

Nertili i transferua nga spitali i Elbasanit në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Këtu nis një tjetër dramë e jetës së tij. Shpërblimi që mori nga atje ishte dhunë e vazhdueshme fizike dhe psikologjike. Ishte vitit 1996 kur ende dhe sot pasojat e asaj dhune të ushtruar i ka të shënjuara në këmbë. Edhe kujtimet e lënies pa ngrënë në atë institucion i ka në kujtesë. Kur ishte 7 vjec pasi institucioni i i jetimores në Shkodër u bë problem, atë bashkë me fëmijë të e tjerë e transferuan në fshatin SOS në Sauk të Tiranës, ku jetoi deri në moshën 14-vjeçare.

Më pas kaloi në komunitetin rinor po të këtij fshati kur në moshën 17-vjeçari pasi bëri një kurs kuzhine, mori një shtëpi me qera dhe nisi një punë. Këtu fillojnë sakrificat e vazhdueshme për jetën duke u përpjekur në ece-jakët për të ndërtuar një familje, që nuk e pati kurrë, por edhe në kërkim të vazhdueshëm të nënës, pasi babain nuk e pati përkrah?ky i fundit është I martuar dhe ka dy djem të tjerë?Sot Nertili është i martuar. Punon pranë QSUT-së në Tiranë ndërsa rrezikon punën. Përvec vështirësive të jetës, ai vendos ta rrëfejë këtë histori në ??Pa gjurmë??, në kërkim të nënës, kërkime që ai i ka nisur që kur ishte ende një adoleshent.
Recommended