RTV Ora - PS fton deputetet e rinj në komisionin e reformes zgjedhore
  • 5 years ago
#rtvora
Partia Socialiste ka ftuar deputetët e rinj të opozitës të bëhen pjesë e komisionit të Reformës Zgjedhore duke propozuar edhe shtyrjen e afatit të punës së tij me tre muaj. Kjo periudhë përkon edhe me mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Mazhoranca propozoi po ashtu që reforma të drejtohet prej Damian Gjiknurit i cili do të zëvendësojë Blerina Gjylametin.

Kërkesa bëhet në periudhën kur PD dhe LSI kanë djegur mandatet parlamentare duke paralajmëruar mbajtjen e protestës para çdo seance plenare. E rradhës do të jetë ditën e mërkurë ku në program është edhe betimi i deputetes Amra Barova e listës së LSI. Ndërkaq KQZ pritet ti japë mandatin Korab Litës dhe Halil Jakimit nga lista e PD duke e çuar numrin e anëtarëve në kuvend në 101.

Ndryshe nga protestat e tjera para Parlamenti peshën e saj këtë të mërkurë do të mbajnë të rinjtë e forumit rino me anë të simbolikave të ndryshme. Paralelisht me tubimet janë intensifikuar takimet me diplomatë të huaj. Të mërkurën Lulzim Basha do të mungojë në protestë. Në 2 prill ai do të jetë në Shkodër e më pas do të fluturojë drejt Berlinit , ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë në Gjermani.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ps-kerkon-zgjatjen-me-3-muaj-te-komisionit-reformen-zgjedhore-iken-gjylameti-dhe-vjen-gjiknuri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended