Arena - Debati për diplomatët, Bushati-Shehut: Edhe ti ke qenë Ministër, ke çuar miqtë e tu

  • 5 years ago
#rtvora #arena
Shkarkimet në Ministrinë e Jashtme rikthyen edhe njëherë vëmendjen te politika e jashtme. Zef Bushati, ish-Ambasador në Vatikan, thotë se diplomacia shqiptare ka vuajtur përgjatë gjithë viteve të tranzicionit nga nepotizmi.

Në studion e "Arena" në RTV Ora ai nuk kurseu edhe ish-Ministrin e Jashtëm Tritan Shehu, kur i tha se edhe ai e mbushi me njerëz të tij diplomacinë.

Bushati: Po i jepen nota shumë dramatike kësaj situate.Diplomacia ka qenë sektor i privilegjuar që në kohën e sistemit komunist. Një shofer që të shkonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme ishte privilegj i madh se shkonte jashtë shtetit ai. Kjo frymë u vazhdua dhe më tej.

Shehu: Nuk është më ashtu.

Bushati: Lëre tani se ke qenë Ministër, sa veta ke çuar ti miq të tutë, edhe ti ke çuar miq të tu poshtë dhe përpjetë.Kjo frymë e ka cënuar diplomacinë shqiptare, janë futur njerëz skandalozë. Pse kryeministri nuk ka çuar Ambasadorë për interesa të tij?

Dade: Sigurisht.Edhe Presidenti i ka dekretuar. Jo Presidenti aktual por ish-Presidenti. Nuk merrte në konsideratë rezervat që kishte komisioni i jashtëm, kjo ka ndodhur dhe me emërim Ambasadori në vendet më të rëndësishme partnere.Mund të ketë thënë në mënyrë taksative Komisioni që nuk e ka dhënë ok për të vajtur Ambasador dhe të nesërmen Presidenti e ka emëruar.

Bushati: Gjatë gjithë kësaj periudhe kush Kryeministër ka ardhur, kush Ministër ka ardhur të gjithë kanë vënë dorë në ligjin e shërbimit të jashtëm.E kanë ndryshuar sipas interesave të tyre se kanë dashur përmes ligjit të bëjnë ato nderet, të fusin ata njerëz të cilët ata kanë dashur ti futin në diplomaci. Kjo nuk është çështje e një kryeministri, nuk është çështje e një Ministri, kjo është çështje kombëtare.Nuk mundet ta trajtojmë politikën e jashtme në këtë mënyrë.
Ndiqni emisionin live në:
https://www.youtube.com/watch?v=FKL3A9kKGd0
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended