Report TV - Debati për LGBTI/ Ambasadori Lu u tërheq vëmendjen Shehut dhe Manjanit: Kini kujdes

  • 6 years ago
Gjatë forumit që po zhvillohet sot për personat LGBTI, ku marrin pjesë ministra dhe deputetë të shumicës parlamentare, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Lu kujtoi rastin, kur tre vjet më parë ai doli në terren bashkë me policinë, për të mbrojtur personat LGBTI që po parakalonin me biçikleta, nga goditja e disa njerëzve me vezë.

Ambasadori amerikan në Tiranë përmendi me emra dhe lavdëroi disa funksionarë publikë që u dolën në krah LGBTI-ve.

Vetëm pak patën guxim. Igli Totozani, Vasilika Hysi, Olta Xhaçka, ju keni kurajo.

Gjatë paradës së LGBTI disa vite më parë një djalë katër vjeçar që po kalonte me babain e tij desh u godit nga një vezë. Një nga koleget e mia të ambasadës u godit me një domate, më thanë se kjo ishte shumë më mirë në krahasim me të kaluarën.

Është e vërtetë se kam parë përmirësim në Tiranë, por kam parë edhe homofobi të vazhdueshme.

Kam parë fare pak politikanë shqiptarë që të shfaqin mbështetjen në publik në nisma si parada apo Indeksi i LGBTIQ.

Më pas Lu nuk la pa përmendur me shqetësim edhe emrat e disa politikanëve, që i kanë sulmuar kohët e fundit personat LGBTI.

Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin. Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj. Kemi ndjekur debtatet e nxitura nga deklaratat e bëra, shpresoj që drejtuesit politikë ta kuptojnë se fjalët e tyre nuk përfaqësojnë vetëm bindjet e tyre partiake, por edhe të njerëzve që i kanë zgjedhur për ta përfaqësuar.

Populli shqiptar është shumë tolerant, unë shpresoj që edhe politikanët të jenë po kaq tolerantë.

Recommended