RTV Ora – Shqiptarët, dobët me anglishten

  • 5 years ago
#rtvora
Një studim i ri tregon se vetëm 17% e popullsisë shqiptare janë anglisht folës të mirë. Të dhënat bëhen me dije nga MapChart, ndërsa sociologët shtojnë se këto shifra vijnë në sajë të vetëmjaftueshmërisë së shqiptarëve për të mos mësuar më tepër.

Edhe pse janë shtuar së tepërmi kurset e gjuhëve të huaja, duke krijuar kështu idenë se shqiptarët tanimë janë një popull i mirë anglisht folës, të dhënat flasin ndryshe.

Sipas një harte të publikuar nga Map Chart, Shqipëria rezulton me vetëm 17% të popullsisë që e njohin dhe e flasin mirë gjuhën angleze.

Duke përjashtuar vendet që flasin anglisht, si SHBA dhe Britania e Madhe, raporti vlerëson se shtetet me aftësi më të mira në gjuhën angleze janë Holanda, Suedia, Danimarka, Norvegjia etj. Por, për Shqipërinë një e dhënë e tillë sipas sociologëve tregon vetëmjaftueshmërinë e qytetarëve me dijen dhe dëshirën për të mësuar më tepër.

Binjaku: Nëse do ti referoheshim një grupmoshe që përfshin nga 25-64 vjeç, në terma të përgjithëm mesatarë besoj se ne qëndrojmë dobët. Është një lloj vetëmjaftueshmërie e qytetarëve tanë që nuk e kanë me gjuhët e huaja por në përgjithësi e kanë me dijen.Nga momenti që përfundojnë një cilël e quajnë të mbyllur atë njohuri që kanë nevojë.

Rreth 840 milionë njerëz flasin anglisht në gjithë botën. 335 milionë njerëz e flasin si gjuhë të parë dhe 505 milionë si gjuhë të dytë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiptaret-dobet-me-anglishten
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended