RTV Ora - Zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Tiranës, ja kush e zëvëndëson Kastriot Skënderajn
  • 5 years ago
#rtvora

Gjatë një takimi me shefat e komisariateve, Ardi Veliu ka prezantuar drejtorin e ri të policisë së Tiranës, Rebani Jaupin, i cili mbante pozicionin e zevendës drejtorit të policisë së shtetit. Jaupi më herët ka mbajtur edhe pozicionin e drejtorit të policisë së shtetit, pas shkarkimit të Haki Çakos. Gjatë takimit mësohet se janë kryer dhe lëvizje në rang drejtimi komisariatesh, konkretisht tek komisariati nr.6 dhe 3., ndërsa Veliu ka kërkuar dhe përmirësimin e punës në zbulimin e krimeve.

Policia e Tiranës i është nënshtruar ndryshimeve në pozicione drejtuese, ku drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka emëruar Rebani Jaupin si drejtor i policisë së kryeqytetit, pozicion ky që drejtohej nga Kastriot Skenderaj.

Prezantimi i titullarit të ri të drejtorisë së Tiranës është bërë në një takim me shefat e komisariateve dhe drejtues të policisë të cilët janë thirrur nga drejtori I përgjithshëm Ardi Veliu, i cili ka kërkuar përmirësimin e punës në zbulimin e krimeve.

Rebani Jaupaj drejtoi për disa javë policinë e shtetit pas largimit të Haki Çakos deri në emërimin e pasardhësit të tij Ardi Veliu.

Nga nëntori 2015, Rebani Jaupi ka punuar si zv/drejtori i Policisë Shtetit pasi iu dha edhe grada policore ?Drejtues i Lartë?. Para se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e përgjithshme të policisë, ndërsa pas largimit të tij u zëvendësua nga Lutfi Minxhozi.

Jaupi ka mbajtur më parë edhe funksione të tjera në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.

Pas emërimit të kreut të ri të policisë së Tiranës, lëvizje të tjera janë kryer dhe në rang komisariatesh, ku janë ndryshuar shefat e komisariateve 3 dhe 6.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjidhet-drejtori-i-ri-i-policise-se-tiranes-ja-kush-e-zevendeson-kastriot-skenderin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended