RTV Ora - Mazhoranca seancë nën rrethimin e protestuesve, Balla akuza opozitës

  • 5 years ago
#tvora

Protesta e opozitës para parlamentit ka zënë vend në diskutimet e mazhorancës dhe opozitës. Madje për shkak të tubimit një numër deputetësh të mazhorancës kanë marrë fjalën në një garë nervash me tubuesit.

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se demostratat e PD-së dhe aleatëve të saj nuk mbështeten nga ndërkombëtarët, pasi po kërkojnë të vijnë në pushtet me anë të dhunës.

Më i ashpër për të dyja kampet, ka qënë deklarata e Muslim Murrizit, i cili i kërkoi krerëve të partive se janë fajtor për inkriminimin e parlamentit.

Në seancë ka marrë pjesë edhe Rudina Hajdari, ku me tone të ashpra kritikoi klasën politike. Madje ajo e konsideroi dorëzimin e mandateve si tentativë për të afruar ndryshimin e pushtetit.

Në një situatë ku në parlament janë 14 deputet të rinj që vijnë nga radhët e opozitës sërish PS i ka bërë thirrje Bashës për tu ulur në dialog me mazhorancën. Në përfundim të seancës për dy marrëveshjet që ishin në program votuan PRO 10 deputetët e opozitës, por për Vettingun në Polici dakord prej tyre u shpreh vetëm Nimet Musai.

Për më shumë lexoni këtu: http://www.oranews.tv/article/mazhoranca-seance-nen-rrethimin-e-protestuesve-balla-akuza-opozites
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended