"Tempora" - Bushati për Metën: Marrëdhëniet institucionale dinjitoze

  • 5 years ago
#tvora #tempora

Ndiqni emisionin live këtu: https://youtu.be/o71D-B3TvuA

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-meten-marredheniet-institucionale-dinjitoze-raporti-njerezor-jo-ai-qe-duhej
Bushati: Kam punuar me dy Presidentë, Nishanin dhe Metën.Marrëdhëniet institucionale kanë qenë korrekte por marrëdhëniet njerëzore kanë pasur disa luhatje. Ministri i Jashtëm si funksion ka raporte të drejtëpërdrejta pune përveç Kryeministrit dhe me Presidentin.

Jo vetëm për emërimin e Ambasadorëve por për çështje ekskluzive të politikës së jashtme ku të tre këto institucione kanë rol të përcaktuar qartë. Ka pasur momente të caktuara kur marrëdhënia njerëzore nuk ka qenë ajo që duhej të ishte por raporti institucional ka qenë një raport dinjitoz. Në lidhje me Albinin Kurtin ai është një personalitet në Kosovë por edhe botën shqiptare. Disa prej ideve të tij i kam çmuar dhe i çmoj siç ka çështje që kemi qëndrime të ndryshme.

Me të gjithë përfaqësuesit e politikës në Kosovë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kam pasur një raport të hapur dhe bashkëpunim shumë të mirë pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme në tema të ndryshme. Nuk e kam parë Kosovën si një shtet klasik që dallimet do të duhet të përcaktonin dhe raportet institucionale dhe njerëzore që në disa raste janë vendimtare.

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended