Protestë në Dibër/ Banorët: Duam ujë! Nëse nuk zgjidhet problemi, bojkotojmë zgjedhjet
  • 5 years ago
Banorët e fshatit Brezhdan në Bashkinë e Dibrës kanë protestuar përpara Bashkisë. Shkak është bërë mungesa e ujit të pijshëm. Banorët kërcënojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të bllokojnë rrugën kryesore, madje do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e ardhshme.

Një tjetër shqetësim për banorët e Brezhdanit janë kanalet e ujërave të zeza që derdhen rrugëve të fshatit. Përmes këtij fshati, kalon një kanal vaditës i cili fillon që prej llixhave të Peshkopisë dhe ku derdhen ujërat e zeza,e deri tek mbetjet spitalore.

Fshati më i madh i Dibrës me mbi 80 familje vuan mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa furnizohen me ujë vetëm 1 orë në ditë.
Recommended