Ora News – Betohen deputetët e rinj të opozitës, Ahmetaj inkurajon: Mos kini komplekse!

  • 5 years ago
#oranews #arben ahmetaj
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me betimin e 7 deputetëve të rinj të opozitës.

Sot u betuan Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti.

Ndërkohë deputeti i PS, Arben Ahmetaj i uroi sukese deputetëve të rinj, duke i kërkur që mos kenë komplekse për atë që kanë bërë.

Ahmetaj: Ju uroj sukses dhe do ju kërkoj miqësisht dhe personalisht mos kini komplekse për atë që keni bërë. Sepse ajo që keni bërë është detyra për Atdheun. Ju uroj suksese dhe të ngriheni në lartësinë e debatit dhe jo të debatit të sharjeve dhe fyerjeve.

Në Parlament Lefter Koka

Ndërkohë në seancën e sotme është i pranishëm edhe deputeti i LSI-së Lefter Koka, i cili bashkë me Myslym Murrizin dhe Rudina Hajdarin nuk dorëzuan mandatin.

Ju uroj sukses dhe do ju kërkoja miqësisht dhe personalisht mos kini kompleks për atë që keni bërë. Sepse ajo që keni bërë është detyra për atdheun. Ju uroj suksese dhe të ngriheni në lartësinë e debatit dhe jo të debatit të sharjeve dhe fyerjve

Opozita nuk proteston

Opozita nuk ka parashikuar protestë, ashtu siç ka bërë në seancat e kaluara. Kjo pasi po përgatiten për protestën e 16 marsit ditën e shtunë para Kryeministrisë. Por pavarësisht kësaj, policia është pozicionuar dhe ka krijuar një kordon për të përballuar çdo situatë të mundshme.

Është hera e parë që pas lënies së mandatit që opozita nuk do të rrethojë parlamentin, si shenjë revolte për largimin e Ramës nga qeveria.

Për më shumë lexoni në:
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended