Report TV - Betohen 3 deputetët e rinj, shkon në 102 numri i ligjvënësve

  • 5 years ago
Sot janë betuar në Kuvendin e Shqipërisë tre deputetë të rinj opozitarë nga lista e Partisë Demokratike. Ata janë Halil Jakimi, Arlind Çaçani dhe Korab Lita.

Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë arrin në 102 me 3 deputetët që u betuan sot, pasi 79 janë të shumicës dhe 23 të opozitës. Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon që të japë mandatet për kandidatët nga listat e PD-së dhe LSI-së që pranojnë të thyejnë vendimet e grupeve të PD dhe LSI-së duke u futur në Kuvend.

Në rendin e ditës në seancën e sotme plenare janë disa pika për diskutim, mes tyre Raporti për vitin 2018 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërsa të rinjtë e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një protestë simbolike, në prag të tubimit të 13 prillit para Kryeministrisë në orën 18:00.

Recommended