Ora News - Borchardt: Shit-blerja e votës minon zgjedhjet
  • 5 years ago
#oranews

Shit-blerja e votës dhe dekriminalizimi mbetet ende një shqetësim në Shqipëri si në zgjedhjet parlamentare ashtu edhe ato lokale. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë i kërkoi aktorëve të politikës që të bëjnë përpjekje për ti dhënë fund këtij fenomeni.

Ndërsa kryetari i KQZ Klement Zguri ju bëri thirrje institucioneve që të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit pa kompromis. Ndërsa Kryeprokurorja Arta Marku garantoi hetimin me përparësi të të gjitha çështjeve që prekin integritetin e zgjedhjeve.

Borchardt: Shitblerja e votës minon besimin e qytetarëve në zgjedhje. Ndërsa në lidhje me dekriminalizimin partitë politikë të duhet të bëjnë kujdes me listat.

Zguri: Jo gjithmonë institucionet kanë folur me të njëjtën gjuhë. Zbatimi i ligjit është detyrë e jona dhe duhet të ushtrohet pa kompromis.

Kreu i OSBE Borscardt i bën thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, pavarësisht se Parlamentin aktual e cilëson legjitim. Ndërsa për reformën zgjedhore kreu i OSBE kërkon dialog politik.

Borchardt: Parlamenti është legjitim. Deputetët e rinj si në çdo vend tjetër të botës kanë të drejtë të zgjedhin, por ne inkurajojmë që ato të shkojnë në Parlament. Reforma zgjedhore kërkon 84 vota, por ne rekomandojmë dialog politik. Në dijeninë time nuk është marrë ende vendim nëse opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, por sigurisht inkurajojmë pjesëmarrjen e tyrë në lokalet e 30 qershorit.

Prokuroria e Përgjithshme, KQZ dhe OSBE nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për zbatimin e dekriminalizimit. Në këtë memorandum palët angazhohen të mbajnë kontakte dhe të shkëmbejnë informacione intensive, gjatë procesit për zbatimin e ligjit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/borchardt-ti-japin-fund-shit-blerjes-se-votave-duhet-dialog-reformen-zgjedhore

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended