Intervista - Protesta e studentëve, Muka: Ku janë ata që kërkonin ligjin?!

  • 5 years ago
#oranews #protestaestudenteve

Rreth 4 muaj pas protestave të studentëve, politika dhe qeveria ende nuk ka reflektuar. Studiuesi Taulant Muka i ftuar në studion e lajmeve të Ora News thotë se tashmë që opozita po proteston, debati për ligjin ka shteruar.

Muka: Ku i ke ata që kërkonin ligjin?! Ligjin e kërkoi opozita dhe në momentin që sot po bën protesta opozita ka shteruar debati mbi ligjin e arsimit të lartë. Të gjithë kanë heshtur. Ligji ka probleme, por unë nuk e dëgjoja nga pedagogët të artikuluar se kush ishin nenet problematike, sepse nuk mund të jetë i gjithë ligji problem. Unë besoj se është problemi i mos ndëshkueshmërise sesa problemi i ligjit.

Muka tha se premtimet e qeverisë ngelën thjesht premtime. Ndërsa Pakti për Universitetin mbeti si flet palosje elektorale.

Muka: Pavarësisht ndërgjegjësimit të lartë nuk pati një reagim konkret të politikës shqiptare dhe konkretisht qeverisë. Shumë prej atyre që u premtuan ngelën thjesht premtime. Ato paktet për universitetin mbetën si ato flet palosjet e fushatave elektorale. Studentët kërkuan që të verifikoheshin titujt akademikë, apo plagjiaturat. U premtua që deri në muajin shkurt do të ishin hedhur të gjitha plagjiaturat online, jemi në mars dhe akoma asgjë. U premtua që do të rishikoheshin titujt akademikë apo do krijoheshin struktura për të parë problematikat me dhënien e titujve akademike. Nuk ka asnjë konkrete. Thanë që brenda muajit shkurt do të krijonin një platformë ku do bëhej transparencë publike mbi shpenzimet e fakulteteve . Sot nuk e kemi një portal të tillë, edhe pse bie ndesh me autonominë universitare etj, etj.

Sipas Mukës, shpresa e opozitës janë studentët.

Muka: Opozita vazhdon të ketë shpresën nga studentët, por që studentët ende nuk po i përgjigjen kërkesës së opozitës për shkak se nuk shikojnë aty të ardhmen.
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended