Protesta, Gjonaj: Të gjithë ata që nxitën ngjarjet e mbrëmshme të dënohen
  • 5 years ago
Në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur mbi protestën e dhunshme të organizuar nga opozita pasditen e djeshme.

Ajo është shprehur se nxitësit e dhunës dhe dhunuesit duhet të përgjigjen përpara ligjit dhe se situate të tilla në protestat e organizuara së fundmi nga opozita nuk duhen përsëritur më.

?Të gjithë ata që kanë nxitur dhunë duhet të dënohen. E papranueshme dhuna në çdo protestë?, është shprehur ministja.

Gjonaj ka theksuar gjithashtu se akte të tilla dëmtojnë imazhin e vendit dhe përparojnë përparimin e tij. Opozita nxiti dhunën dhe po provokon trazira pasi ka frikë nga reforma në drejtësi.
Recommended