Vihet në funksion pavioni i Hemodinamikës në spitalin e Fierit, Rama inspekton punimet
  • 5 years ago
Në spitalin rajonal të Fierit është vënë në funksionim për herë të parë, pavijoni i ri i Hemodinamikës, investim i qeverisë për të përmirësuar shërbimin e kardiologjisë. Që prej muajit shkurt, aty janë kryer 28 koronarografi, vendimtare për diagnostifikimin e sëmundjeve të rënda të zemrës.

Kryeministri Edi Rama, sëbashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi pavijonin e ri, i cili shënon qendrën e katërt publike të hemodinamikës që mbulon me shërbim jugun e vendit.

Ministrja Manastirliu u shpreh se me çeljen e këtij pavijoni, do të reduktohet ndjeshëm lista e pritjes dhe ulet fluksi i pacientëve që e kryenin këtë ekzaminim në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë.

?Hapja e këtij kabineti është bërë në shkurt dhe janë 27 raste që kanë bërë koronarografinë dhe do të zgjerohet si shërbim se planifikohet që gjatë një viti të mbulohen rreth 1 mijë raste të pacientëve me sëmundje kardiake. Është një laborator që është i pajisur me angiografi të re në vlerën 700 mijë euro, plus 8 pajisje bio-mjekësore. Por më i rëndësishëm në këtë strukturë është ekipi mjekësor që në fakt falë përfundimit të specializantëve dhe falë mjekëve të rinj që kemi në shërbim, por mbi të gjitha të Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza, do të kemi mundësinë që gjithë zona e Jugut të trajtohet, jo duke vajtur në Tiranë, por pikërisht në këtë laborator për rrugët kardiovaskulare. Reduktimi i listës së pritjes do të jetë evident tashmë, pasi bashkë me laboratorin e Shkodrës mbulojmë shërbimin dhe shtrijmë në të gjithë vendin,?- tha Manastirliu.
Recommended