Rama inspekton punimet ne By-pass-in e Fierit

  • 5 years ago
?Tani nuk kemi më asnjë justifikim dhe asnjë mënyrë se si të mund të dalim përpara njerëzve, nëse në verën e ardhshme këtu nuk kalohet. Kështu që, një korsi duhet të jetë e hapur patjetër. Punoni ditën, punoni edhe natën!?.

Për firmën që po kryen punimet në By-passin e Fierit nuk duhet të ketë gjumë. Kryeministri Rama ishte i drejtpërdrejtë edhe me drejtuesit ARRSH-së në mënyrë që ky segment të jetë funksional gjatë verës.

Afrim Qendro: Ka nisur plotësisht puna. Po punohet në disa pika. Është një gjatësi prej 22 kilometrash. Është një kantier që funksionon më së miri. Unë jam besimplotë që, çfarë kemi premtuar për sezonin turistik të kësaj vere, njëra korsi kalimi do jetë e hapur dhe pastaj do vazhdojë puna për mbylljen e të gjithë kantierit.

Për ministrin Damian Gjiknuri prishja e kontratës së parë ishte edhe çelësi i suksesit për rinisjen e punimeve në këtë segment rrugor.

Damian Gjiknuri: Kur hyet lirë dhe me oferta spekulante, rruga nuk mbaron kurrë. By-passi i Ferit është shembulli konkret.

Drejtuesit e punimeve u shprehën se deri më tani është kryer pothuajse 50% e volumit të përgjithshëm të punimeve, ndërsa projekti është financuar nga BERZH dhe BEI.

Tv Klan

Recommended