Ora News - Regjisorja thirrje Ministres së re: Ktheni sytë nga arti dhe kultura

  • 5 years ago
#oranews
Artistët shprehen të pakënaqur me mungesën e vëmendjes së Ministres së re të Kulturës ndaj institucioneve të artit. Regjisorja, Elma Doresi I bën thirrje ministres Margariti të kthejë sytë nga kultura dhe të investojë atje ku ka nevojë.

Ardhja e Elva Margaritit në krye të Ministrisë së Kulturës duket se po e përgjum akoma më tëj këtë institucion. Projektet në mbështetje të artistëve dhe fondet për këto institucione kulturore janë të pakta dhe zëri i artistëve për të kërkuar më shumë po shkon në vesh të shurdhët, shprehet regjisorja Elma Doresi.

Doresi: Dua të bëj një thirrje ose lutje, si ta dojë Ministrja e Kulturës, të hapet dera e Teatrit Kombëtar derisa të ketë një vendim që të kemi mundësi që të vazhdojmë me projektet tona artistike.

Gjithashtu regjisorja vendos theksin tek një problematikë më shumë se 1-vjeçare, tek mbyllja e sallës së Teatrit Kombëtar.

Doresi: Kemi folur për problemet e Teatrit si godinë, buxhetin, festivale që janë asgjesuar prej vitesh dhe asnjë gjë nuk po merr asnjë lloj drejtimi.

Me apelin e regjisores Doresi që Ministria e Kulturës të kthejë syte nga arti dhe kultura bashkohen edhe shumë artiste të tjerë.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/regjisorja-thirrje-ministres-se-re-ktheni-syte-nga-arti-dhe-kultura

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended