"Titanik 2", Joanidis: Vendimi i Apelit të jetë i pavarur

  • 5 years ago
Që vendimi i Gjykatës Penale të bëhet i plotfuqishëm, të njëjtin do duhet ta konfirmojë Gjykata e Apelit. Kjo gjykatë mundet edhe ta ndryshojë ose lëndën ta kthejë në gjykim të serishëm. Të akuzuarit kanë drejtë ankese edhe para Gjykatës Supreme e cila me mendimin parimor juridik që e dha, Prokurorinë speciale e shpalli si akuzues të paautorizuar pas 30 qershorit të vitit 2017- afat pas të cilit kjo prokurori nuk mund të ngritë aktakuza të reja. Por, burime nga Specialja për Alsat M thonë se aktakuza për rastin ?Titanik 2? është ngritur brenda afatit të paraparë prej 18 muajve. Mbrojtja e të akuzuarve dje u thirr pikërisht në mendimin e Gjykatës Supreme, pasi vlerësojnë se aktakuza është ngritur pas skadimit të afatit. Për atë se kush dhe a mundet dikush t?i shpëtojë nga akuza të akuzuarit në këtë rast, për Alsat M analizon avokati Jovan Joanidis. Ai thotë se pazarllëqet politike tashmë e kanë rrënuar sistemin juridik, por shpreson se në procedurën e ankesave për rastin ?Titanik 2?, gjykatat do jenë objektive.

Recommended