Ora News - Deputeti i Bundestagut: Bëhuni bashkë! Zgjidhja është dialogu, jo bojkoti
  • 5 years ago
#oranews
Pas zyrtarëve të Brukselit, edhe Gjermania i bën thirrje politikës shqiptare që të ulet në dialog për integrimin e Shqipërisë. Deputeti i Bundestagut pas takimit me deputetët e mazhorancës u shpreh se bojkoti parlamentar nuk është një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet vendi në këto momente.

Situata politike mund të zgjidhet vetëm me dialog ndërmjet politikanëve shqiptarëve. Pas takimit me deputetët e mazhorancës, deputeti i Bundestagut gjerman Tobias Gottardt u shpreh se djegia e mandateve nuk është një opsion demokratik, por palët duhet të ulen në dialog për të gjetur një zgjedhje.

?Ne jemi zgjedhur për të qëndruar Parlament dhe për të zgjidhur çdo situatë politike me anë të dialogut. Djegia e mandateve nuk është një opsion demokratik.?

"Jemi të gatshëm për tia zgjatur dorën opozitës dhe për ti thënë po dialogut. Pa ndërprerë hapat tona drejt reformës dhe drejt integrimit", tha Kodheli.

Gjermania vlerëson reformën në drejtësi, por sipas deputetit vështirësitë që mund të hasë Shqipëria në rrugën e integrimit evropian mund të zgjidhjeve vetëm duke u bërë të gjitha palët bashkë.

?Nuk ka rëndësi çfarë mendon Bashkimi Evropian apo Gjermania. E rëndësishme është që të jeni të bashkuar për të zgjidhur çdo vështirësi që has vendi juaj në rrugën Evropiane. ?

Edhe pse ndërkombëtarët bëjnë thirrje për dialog, qëndrimi i opozitës vijon të jetë i pandryshueshëm për të mos negociuar me Edi Ramën në krye të qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deputeti-i-bundestagut-behuni-bashke-zgjidhja-eshte-dialogu-jo-bojkoti

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended