Repolitix ‘Lleshi në Presidencë ’Ndoka: Zgjidhja është Nar Koka
  • 5 years ago
Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv u diskutua ridërgimi te Presidenti Meta i kërkesës për dekretimin e Sandër Lleshit. Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror Shkëlqim Hajdari u shpreh se Meta nëse nuk e dekreton sërish Lleshin duhet të sqarojë arsyet.

Presidenti nëse nuk e dekreton ta shoqërojë me arsyet, rezervat që ka. Presidenti nuk mund të përgjigjet pa një dekret.

Shkëlqim Hajdari
Por, juristi Kristaq Kume tha se Presidenti ka të drejtë ligjërisht që të refuzojë një kandidaturë për ministër, por në këtë rast, shton ai, duhet të shpjegojë motivet."Kumbari" i marrëveshjes Rama-Meta në 1 prill 2013
Leonard Koka, vëllai i Lefter Kokës, njihet si njeriu që bëri të mundur marrëveshjen e 1 prillit 2013 mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Deri në atë kohë, LSI ishte në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike pas një pakti të firmosur verën e 2009-ës.Negocimi i Kokës shërbeu për bashkimin e të majtës dhe për pasojë rikthimin e socialistëve në pushtet për herë të parë që prej 2005-ës kur fitoi e djathta. Pak muaj më parë Lefter Koka u përfshi në replika të ashpra me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ku në SMS-të e shkëmbyera nuk kursehej as fjalori i rëndë
Recommended