Ora News - Banesat e vjetra rrezik në Gjirokastër
  • 5 years ago
#oranews #gjirokaster
Nje banesë dy katëshe në lagjen "Pllakë" në Gjirokastër e ndërtuar në vitet 1800, është kthyer në rrezik për qytetarët pasi gurët e dërrasat bien çdo ditë nga çatia e saj. Shtëpia është braktisur 10 vite më parë ndërsa banorët tregojnë se mbi të nuk është ndërhyr asnjëherë për restaurim

"Është në hyrje të qytetit dhe dërrasat janë kalbur dhe mund të bien nga çatia e të dëmtojnë njeri por dhe prishin imazhin e qytetit" thotë një banor

Drejtori i monumeneteve të kulturës Vaso Polo thotë se ndërhyrja në objektet e vjetra të Gjirokastrës është e pamundur finaciarisht

Vaso Polo: Nuk bëjmë dot investime të rangut të lartë të mirëmbajtjes. Vetëm një banesë mund të kërkojë 500 mijë euro për tu rikonstruktuar.

Më shumë se 200 shtëpi monumente të kategorisë së dytë dhe të parë në Gjirokastër janë shembur ose janë shpallur të pabanueshme gjatë 2 dekadave të fundit. Ritmi i restaurimeve që nisi këtë verë dhe po vijon ende në pazarin historik dhe disa komplekse banesash ka sjellë impakt pozitiv dhe një imazh të ndryshuar të Gjirokastrës si destinacion turistik, por për lagjet e vendosura pas kalasë, ritmi i degradimit është 2 herë më i lartë se ai i restaurimeve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banesat-e-vjetra-rrezik-ne-gjirokaster
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended