'Gërryen' pa kriter për 30 vite malin e Krujës, pezullohet aktiviteti i 12 guroreve

  • 5 years ago
Pezullohet aktiviteti i 12 guroreve në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion, të cilat shfrytëzonin malin e Krujës prej 30 vitesh.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një konferencë për mediat, tha se pas hetimit një mujor, task-forca e ngritur nga katër ministri, propozoi revokimin e lejeve për 12 subjektet e fundit që ushtrojnë aktivitetin e guroreve në malin e Krujës.

Ministri Klosi tha se guroret në malin e Krujës do të zhvendosen në një vend tjetër, ndërsa paralajmëroi se në zbatim të legjislacionit në fuqi të verifikohet dokumentacioni i guroreve në të gjithë Shqipërinë.

Recommended