Mbyllen 12 gurore dhe 26 furra gëlqereje në Malin e Krujës, Klosi përplaset me pronarët
  • 5 years ago
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ishte sot në Malin e Krujës, për të parë nga afër aksionin e nisur prej ditës së djeshme nga IKMT për prishjen e 12 guroreve dhe 26 furrave të gëlqeres.

Gjatë inspektimit të punimeve, ministri Klosi pati një një debat me një nga biznesmenët e zonës, Qamil Babasi, pronari i 'Babasi 2'.

Ai tha se kishte marrë leje për ndërtim në vitin 2016 ndërkohë që ministri tha se aksioni nuk ka për qëllim të mbyllë bizneset por zhvendosjen e tyre në një zonë tjetër.
Recommended