Report TV - 'U zhgënjeva nga Kryemadhi', Vasili: Fleckeshtein turist politik

  • 5 years ago
Gjatë konferencës së deputetëve europarlamaentarë të cilët ndodhen në Shqipëri për vëzhgimin e situatës poltike në vend raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, u shpreh se qëndrimi i Kryetarës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në takimin e djeshëm ishte zgjënnjyes për të.

Fleckenstein tha se Krymemadhi kishte deklaruar në takim se tashmë vendimi i tyre është marrë dhe në rast se ata nuk e kuptojnë është problemi i tyre

"U zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI, për arsye se ajo tha vetmë një fjali në fund të takimit, se e kanë marrë vendimin e tyre, që në Shqipëri ka nevojë për ndërrim pushteti, dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në bruksel dhe ata që janë Shqipëri duhet t akuptojnë se në cilën anë ndodhet secili prej nesh", tha ai.

Ndërkohë që pas deklaratës së tij ka ardhur dhe reagimi i ish-deputetëve të kësaj partie. I pari që ka reaguar ishte Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i cili i quajti ambasdorët e huaj në Shqipëri turistë politikë.

?Shqipëria nuk mund të ketë një standard si vend i dorës së tretë dhe të katërt, i përbuzur, që shërben si vend për të rrëmbyer para, për të rrëmbyer honorare, dieta shërbimesh, siç vijnë dhe ikin këta turistë politikë.

Për këtë opozita është në rrugë dhe nuk do të lëvizë nga rruga, dhe do të ketë një shami në dorë për të pastruar sytë e turbulluar të të gjithë euorodeputetëve të cilët e shohim që kanë paqartësi për të parë, për shkak të disa parave të pista.