Ora News – Delegacioni i PE mbyll takimet kryesore në Tiranë, opozita "lë" në pritje Lleshaj
  • 5 years ago
#oranews #delegacioniipe
Për rreth një orë 8 europarlamentarët e kryesuar nga Tunne Kelam, kanë zhvilluar një takim me krerët e opozitës.

Zgjatja e bisedimeve të zhvilluara në zyrën e delegacionit në Tiranë, ka detyruar Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të qëndronte në pritje deri në daljen e tyre prej diskutimeve.

Në përfundim kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se ka një keqinformim të ndërkombëtarëve për situatën.

Basha: Në këtë fazë të rëndësishme ku ndodhet vendi ynë, ky synon të hapë negociatat për tu bërë anëtar i BE, detyra jonë është ti shpjegojmë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar.

Basha ka nënvizuar se deri më tani nuk ka asnjë kontakt me kryeministrin Rama.

Basha: Nuk ka asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës. Komunikimi i vetëm është ai i qytetarëve shqiptarë, vendimi i vetëm është ai që kanë diktuar qytetarët shqiptarë.

Sipas Bashës, kërkesat e opozitës për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme nuk ndryshojnë, ndërsa përjashtoi një marrëveshje si ajo e vitit 2017.

Basha: Ua bëmë të qartë që për ne qeveria tranzitore ka dy detyra; të distancohet nga krimi i organizuar dhe të luftojë krimin e organizuar, pra ti shpallë luftë.Së dyti, t'ia zgjidhë duart prokurorisë që të gjithë politikanët e kapur duke blerë zgjedhjet e vitit 2017 në bashkëpunim me krimin e organizuar të shkojnë para drejtësisë. Nuk do të ketë një 2017-t tjetër me Edi Ramën. Edi Rama e mori 2017-n, për të shmangur konfliktin civil dhe e ktheu në dosjen 339.

Nga ana e saj, Monika Kryemadhi, përjashtoi çdo mundësi tërheqje.

Kryemadhi: Opozita nuk do të ketë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra.

Ministri Lleshaj nga ana e tij nuk pranoi të komentonte takimin.

Ndërsa anëtarët e delegacionit lajmëruan një konferencë.

Në mbrëmje tetë europarlamentarët vazhduan axhendën e takimeve duke iu drejtuar selisë së Kryeministrisë, ku u takuan me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa të enjten do të bisedojnë me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/delegacioni-i-pe-mbyll-takimet-kryesore-ne-tirane-opozita-le-ne-pritje-lleshaj
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended