Era e pazakontë dëmton kishën 8 shekullore në Balldren

  • 5 years ago
Kisha e "Shën Premtes" në Balldren të Lezhës, monument kulture, është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin.

Kisha 800-vjeçare e ndërtuar në shekujt XII-XIII, është dëmtuar si pasojë e erës së pazakontë të ditës së shtunë. Çatia mbeti e dëmtuar.

Apecialistët pritet të vlerësojnë situatën dhe të përcaktojnë nevojën e ndërhyrjes. Kjo kishë e cila ka degraduar gjatë viteve të fundit si rezultat i mos ndërhyrjes është një aset mjaft i rëndësishëm historik