Stuhia e pazakonte permbyt Librazhdin

  • 4 years ago
Një stuhi e pazakontë shiu përfshiu Librazhdin pasditen e së mërkurës. Reshjet e dendura dhe fryrja e lumenjve të vegjël bëri që të grumbullohen sasi të mëdha uji në vendin e quajtur ?Kthesa e Murrashit?.

Masive gurësh dhe inertesh bënë të pakalueshëm aksin që lidh Librazhin me Elbasanin. Vargu i makinave në të dy anët u bë kilometrik. Uji hyri në disa banesa të zonës.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe më pas edhe punonjës dhe mjete të kompanisë kontraktuese që mirëmban rrugën. Vetëm pas disa orësh gjendja është stabilizuar dhe rruga është hapur ndërsa ujërat janë tërhequr.

Stuhi dhe rrebeshe shiu përfshinë edhe zona të tjera të qarkut të Elbasanit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, si dhe dëme të mëdha në bujqësi e blektori.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended