Stuhia e pazakonte permbyt Librazhdin

  • 4 years ago
Një stuhi e pazakontë shiu ka bllokuar rrugën Elbasan-Librazhd. Reshjet e dendura kanë bërë që të rrjedhin sasi të mëdha uji nga malet në vendin e quajtur "Kthesat e Murrashit". Për pasojë masa të mëdha gurësh dhe inertesh kanë zbritur në rrugë duke bllokuar krejtësisht qarkullimin.
Vargu i makinave në të dy anët është bërë kilometrik. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe më pas edhe punonjës dhe mjete të mirëmbajtjes.
Vërshimi i ujit dhe inerteve ka mbajtur të bllokuar për një kohë të gjatë aksin ndonëse ka nisur menjëherë puna për zhbllokimin e tij. Dy fadroma dhe disa punëtorë janë duke punuar për të bërë të mundur hapjen e rrugës në njërin kah.
Ndërkohë njoftohet se stuhi dhe rrebeshe shiu kanë përfshirë zona të ndryshme të qarkut të Elbasanit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme të mëdha në bujqësi e blektori.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/