Ora News - KLSH: 32 kënde lojrash në Tiranë janë pa standarde
  • 5 years ago
#oranews

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në përfundimin se 32 këndet e lojërave në kryeqytet nuk plotësojnë kushtet dhe standardet e duhura.

Pas auditimeve, KLSH ka konkluduar se këto hapësira nuk janë të mjaftueshme në raport me popullsinë, gjë që pranohet edhe nga Banorët e kryeqytetit.

"Është i mbipopulluar sepse është vetëm një park për të gjithë fëmijët"

Një tjetër problematikë e ngritur nga qytetarët është edhe gjendja e këtyre hapësirave, të cilat shpesh herë nuk plotësojnë kriteret e higjienës apo edhe të sigurisë.

"Duhet akoma më shumë. Tani në verë bëhet më shumë pluhur"

Ndërsa vetë fëmijët shprehen se do të dëshironin më shumë hapësira për të luajtur.

"Të ketë shumë fusha dhe lodra për fëmijët e vegjël"

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se investimet për hapësirat e gjelbërta dhe parqet e lojërave janë bërë pa planifikim.

Specialistët e KLSH kanë rekomanduar ndërmarrjen e të gjitha hapave të nevojshme nga ana e institucioneve për hartimin dhe miratimin e standardeve për këto zona.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klsh-32-kende-lojrash-ne-tirane-jan-pa-standarde

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended