Rama për Il Messaggero: Ata kërkojnë dorëheqjen time, po Juventusi a do luante dot pa Ronalon?!

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ka folur për median italiane ?Il messaggero?. Ai komentoi protestën e opozitës duke e qujatur atë si një organizim të një establishmenti që është përzënë nga populli pesë vite më parë. Rama e përshkruan sjelljen e opozitës si një reagim parazgjedhor duke e ditur që është shumë pas në sondazhe.

?Por çfarë proteste e popullit! Këtu nuk jemi përballë jelekverdhëve, studentëve, sindikatave apo forcave të tjera të shoqërisë. Kjo është protesta e organizuar nga establishmenti i para 5 viteve që është përzënë me forcë nga populli me një milion vota. Më vjen keq që mediat italiane i kanë dhënë aq shumë rëndësi një manifestimi të opozitës në të cilën është nxitur dhuna.

?Italianët duhet të dinë se jemi thjesht në prag të zgjedhjeve vendore. Opozita është pas në sondazhe dhe e di se do të humbasë në thuajse të gjitha qytetet.?

Recommended