Ora News - Bllokimi i buxhetit përplas banorët me kryebashkiaken e Prrenjasit

  • 5 years ago
#oranews

Bllokimi i buxhetit mbyll kopshte dhe çerdhe, banorët e Prrenjasit në protestë
20/02/2019 - 13:38

Mosmiratimi i buxhetit të bashkisë Prrenjas për vitin 2019 ka detyruar këtë të fundit të njoftojë mbylljen e kopshteve dhe çerdheve ditën e nesërme pasi nuk garantohet dot ushqimi për të vegjëlit.

Një masë e tillë është pritur me protesta nga dhjetëra qytetarë dhe prindër.

Kryebashkiakja, Miranda Rira, në një lidhje me skype për Ora News e cilëson këtë bllokim politik.

Rira: Problemi i vetëm dhe i madh i kërtij miratimi ka qenë grupi socialist që ka bllokuar buxhetin në mënyrë të njëpasnjëshme.Sot ka pasur një mbledhje tjetër, një kërkesë nga pjesa tjetër e këshillit. Kjo gjë nuk ka ndodhur.Vetë Komisioni i Ekonomisë që duhet të mblidhet para këshillit nuk është mbledhur qëllimisht dhe pse është thirrur tre herë.Është bllokuar nga kryetari i komisionit që është njëkohësisht kryetari i PS-së Prrenjas. I dirigjuar nga deputetët e PS-së Belba dhe Balla.Gjendja është kaotike, admninistrata e paralizuar, kopshtet dhe çerdhet nuk kanë ushqim.

Rira thotë se i janë drejtuar me shkresa të posaçme prefektit të qarkut, Kryeministrit, Këshillit bashkiak dhe gjithçka ka dështuar.

Rira: Gjithçka ka dështuar.Gjithça është bllokuar vetëm për të krijuar këtë situatë kaotike tani disa muaj para zgjedhjeve lokale. Gjithçka është politike, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të kërkojmë mbylljen e kopshteve dhe çerdheve.Është turp dhe fatkeqësi që sot në Shqipëri bëhet politike me fëmijët e vegjël. Janë rreth 500 fëmijë.

Kryebashkiakja madje tha se ka kërkuar dhe shpërndarjen e Këshillit.

Rira: Kemi kërkuar dhe përdorimin e 1/12. Për këtë arsye i kemi shkruar prefektit të qarkut dhe Këshillit të Ministrave për tu shpërndarë Këshilli bashkiak dhe ne të vazhdojmë me 1/12. As kjo gjë nuk ka ndodhur.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bllokimi-i-buxhetit-mbyll-kopshte-dhe-cerdhe-banoret-e-prrenjasit-ne-proteste

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended