Shfaqja “Delja e detit” për herë të parë në tredimensional në Teatrin e Kukullave

  • 5 years ago
?Delja e detit? me regji të Aldjon Matarangasit është premiera e re që do të ngjitet në skenën e Teatrit të Kukullave. Skenari i shfaqjes për fëmijë, i shkruar nga Nelson Mulla, ka në qendër një dele, e cila është në kërkim të jetës në natyrë mes gjelbërimit, një gjë që mungon shumë në hapësirën që ne jetojmë çdo ditë. Aventura e deles është në tre botë të ndryshme; në det, në tokë edhe në hapësirë. Nga hapësira ne shikojmë tokën, që është e shkatërruar plotësisht, sepse mungesa e gjelbërimit është e madhe.

Jo shumë njerëz e dinë rëndësinë e klorofilit në tokë, që procesi i fotosintezës, ku çlirohet oksigjen edhe thithet dyoksid karboni është procesi më jetësor. Në të njëjtën kohë çdo burim ka përmbajtje nga toka. Është shumë e rëndësishme që bota jonë të ketë sa më shumë parqe jeshile, jobetonizim. Kjo shfaqje është një shfaqje interaktive së bashku me fëmijët. Fëmijët janë ata që zgjidhin problemet e deles, ato që ajo has rrugës. Në këtë mënyrë ata kuptojnë rëndësinë e problemeve, që ka bota sot.

Nelson Mullai, skenarist i shfaqjes
Edhe për aktorët që do të luajnë në këtë vepër, kjo shfaqje ka një rëndësi të madhe. Aktorja Jorida Meta e sheh këtë si një direktivë jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit, të cilët duhet që t?i edukojnë ata.

Kjo është shfaqje shumë e bukur edhe shumë domethënëse, sepse ka shumë mesazhe brenda, që ne mundohemi që t?ua përcjellim fëmijëve. Është një direktivë edhe për prindërit, se si duhet që të edukojnë fëmijët sot. Delja personifikon shumë, se është gjithmonë në kërkim të jetës dhe të natyrës që na mungon tashmë, në kërkim të asaj që është vërtet bio edhe të jep shëndet edhe jetë. Është një personazh naive, por edhe shumë kërkuese dhe kurajoze. Kjo bën që ajo për të realizuar ëndrrën edhe qëllimin e vet të shkojë shumë larg. Kjo për fëmijët tregon se nuk duhet që të heqin dorë nga ëndrrat, sidomos kur janë jetësore.

Jorida Meta, aktore
Personazhi për Joridën është i bukur, sepse mekanizmi që ka kukulla të jep mundësinë që të eksplorosh.

Recommended