Ora News - “At Sergi” shfaqet për herë të parë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Produksioni Kozeta Kurtit, me regjinë të Fatos Berishës për herë të parë në një skenë shqiptare ngjiti "At Sergi".

Novela e njohur e trajton njeriun si qenie humane të brishtë, që gabon, që fal, merr hak, që pendohet, që joshet, që tundohet nga të qenët i lirë.

Producentja Kurti shpjegoi risitë që sjell kjo shfaqje për publikun shqiptar.

Kozeta Kurti: "Si është ajo shprehja e famshme 'Le të ngrejë dorën i pari që thotë nuk kam mëkatuar dhe të gjithë të tjetrët i shkojnë pas'. Çdo njeri që pretendon se nuk është i udhëhequr nga epshi, nga dyshimi, nuk ka gabuar, nuk ka mëkatuar, në fakt është gjithçka nga këto dhe mbi të gjitha është edhe pak gënjeshtar në fund të ditës.

Nuk ka shpikuar askush as ujin e nxehtë nga fillimi dhe as rrotën në këtë shfaqje. Mendoj se është loja e aktorëve shumë e vërtetë. Berisha erdhi këtu për të lexuar tekstin për herë të parë dhe tha dua të jeni ju të vërtetë në ndjesinë që keni për njeriun dhe raportet që keni si njerëz."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sergi-shfaqet-here-te-pare-ne-teatrin-kombetar-eksperimental

Recommended