Report Tv-Gjendet i vdekur i zhdukuri nga Tepelena

  • 5 years ago
I zhdukur prej 6 shkurtit, gjendet i vdekur në malet e Këlcyrës, Sokol Rama.

33-vjeçari Sokol Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij në fshatin Mamaj të Tepelenës, ndërsa për herë të fundit ishte lokalizuar përmes telefonit në Përmet. Ai u gjet i vdekur në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit. Ekspertët pritet të caktojnë nëse Sokol Rama është ekzekutuar me armë në automjetin e tij, apo nëse kemi të bëjmë me një aksident. Makina është gjetur në një humnerë në zonën malore, në Limar.

Bashkë me të u zhduk tre ditë më pas, shoku i tij Roland Milo nga fshati Miçan i Përmetit, por për të ende nuk ka informacione se ku ndodhet. I riu nga Përmeti, dyshohet se është fshehur vetë pasi dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje të jashtëligjshme me Sokol Ramën.

Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar për disa vjedhje. Dyshimet e policisë janë se zhdukja e Sokol Ramës, tashmë i gjetur i vdekur, dhe e shokut të tij të ketë lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.

Familjarët e Sokol Ramës dhe shokut të tij kishin denoncuar zhdukjen e tij në Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Recommended