Ora News - "Nëse PD djeg mandatet, në parlament hyjnë parti të tjera"

  • 5 years ago
#oranews

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume tregon se çfarë mund të ndodhë nëse Partia Demokratike djeg mandatet.

Para gazetarëve njohësi i mirë i Kodit Zgjedhor dha këtë opinion ligjor: "Djegia e mandateve është veprim ekuivalent me dorëheqjen ndaj një mandati të caktuar. Pra është një veprim që nuk ka asnjë ngërç ligjor. Nëse realizohet do të thotë që në Kuvendin e Shqipërisë krijohen vakanca dhe për këtë njoftohet KQZ për të plotësuar vakancat. Mënyra si ndodh më pas nuk është shprehur në Kodin Zgjedhor por për analogji mund të merret rasti i vakancës së krijuar nga një deputet i pavarur.

Që do të thotë KQZ do të thërrasë anëtarët kandidatë të PD-së në listë dhe asnjëri prej tyre nuk do të pranojë që të marrë mandatin, ky institucion duhet tia ofrojë subjektit zgjedhor me herësin më të madh që ka. Por e gjitha kjo për mendimin tim është një teknikë legjislative dhe që problemi me të cilin jemi duke u ndeshur nuk duhet të trajtohet në këtë aspekt por për efektin që ai sjell në jetën politike dhe në qeverisjen e të gjithë vendit.

Mandati i kalon nje partie tjeter- Pyetja lind: Mandati i një partie opozitare a mund ti kalojë një partie tjetër? Të kemi hyrjen në parlament të forcave të tjera

"Në parlament mund të hyjnë në vakanca nga lista që kanë qenë në garë në procesin zgjedhor në të kaluarën dhe sipas llogaritjeve që bëhen ka herësin më të madh. Mund të futen parti të tjerë që kanë garuar nëse. Në një rast të tillë nuk ka përgjigje direkte të shprehur në Kodin Zgjedhor. Nisur nga kjo për analogji mund të përdoret largimi i një deputeti të pavarur. Kur largohet deputeti i pavarur mandatin e tij KQZ duhet tia japë subjektit me herësin më të lartë. Kjo është analogjia që mund të përdoret. Që do të thotë që kjo hap shtegun që të marrin mandatin partitë politike që kanë garuar por që kanë herësin që mund ta përfitojnë një gjë të tillë

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nese-pd-djeg-mandatet-ne-parlament-hyjne-parti-te-tjera-kume-tregon-cfare-mund-te-ndodh-me-pas

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended